Lugina e Sipërme e Vjosës

Multilingual pilots presentations >>

Nisma e projektit INCULTUM në Luginë u fokusua në trashëgimine e prekshme dhe të paprekshme të grupit etnik të Vllehve, me qëllim rregjistrimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, aktualisht të rrezikuara të këtij minoriteti. Vllehtë janë një komunitet kulturor dhe etno-linguistik të dalluar nga gjuha e tyre, një dialekt i Latinishtes, si dhe nga mënyrat e jetesës, bazuar kryesisht në blegtorinë shtegtare. Aksionet në zonën e studimit aplikuan një qasje nga baza për të rikrijuar aspekte të së shkuarës së Vllehve, nëpërmjet rindërtimit të një banese autentike dhe krijimit të hartave të itinerareve nomadike. Vizualizimi i rrugëve nomadike bëri të mundur eksplorimin e një peizazhi të paprekur historik dhe natyror. Rrugët kalojnë në zona të margjinalizuara rurale që shpesh nuk përfitojnë nga turizmi. Prandaj, përveç promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që gjendet përgjatë rrugëve, lëvizjet mund të ofrojnë përfitime ekonomike për komunitetet lokale. Një rrjet virtual i aktorëve dhe turistëve u krijua nëpërmjet shpërndarjes së informacionit në media sociale. Të dhëna të shkarkueshme GIS/GPS u publikuan online, së bashku me informacione të tjera në formën e guidave virtuale dhe paketave turistike të lidhura me monumente, vendbanime, territore dhe rrugë që shtrihen përtej kufijve shtetërore.

Cordinatorë të zonës pilot: CeRPHAAL – Qendra e Kërkimeve dhe Promovimit të Peizazheve Historiko-Arkeologjike Shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe të tjera institucione lokale, publike dhe private të përfshira në zhvillimin e agroturizmit në zonë.